Suspendohet nga puna Drejtori i shkollës në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të 17-vjeçares

Suspendohet nga puna Drejtori i shkollës në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të 17-vjeçares

Drejtori i shkollës “Pjetër Bogdani” në Gjakovë, Nazmi Pnishi është suspenduar nga puna pasi i njëjti po dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Në reagimin e saj, Komuna e Gjakovës bën të ditur se është marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm të drejtorit deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar.

“Komuna e Gjakovës, duke u bazuar në përgjegjësinë ligjore dhe morale për ruajtjen e standardeve në institucionet arsimore, ka marrë vendim për pezullimin e menjehershem, deri në nxjerrjen e Vendimit Përfundimtar, për drejtorin e SHFMU “Pjetër Bogdani” në Demjan, Nazmi Pnishi, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore. Ky hap është ndërmarrë për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tonë arsimor. Komuna e Gjakovës distancohet fuqishëm nga veprimet individuale të personit në fjalë dhe mbështet të gjitha hapat e ardhshëm nga institucionet relevante, në përputhje me ligjet e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Emisioni “Piranjat” ka raportuar se si Pnishi i ka dërguar 17-vjeçares tekste me përmbajtje erotike.

Ai shihet se i ka dërguar të miturës edhe fotografi dhe video +18. Në bisedat e publikuara shihet se ai i ka kërkuar disa herë që të takohen, teksa i ka dërguar video nga zyra e tij në shkollë.

I njëjti më pas ka dalë edhe në takim duke menduar se po takohej me të miturën, por që aty e ka pritur ekipi i emisionit. Pasi e ka marrë vesh se gruaja që i ka shkuar në takim është gazetare, i njëjti ka dalë nga lokali duke vrapuar.

I njëjti, siç tregon vetë, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Related Articles