Policia e Kosovës ka marrë vendim ta suspendojë shefin e ndërrimit të policisë në rajonin e Ferizajt, i cili ishte në këtë detyrë në kohë kur ndodhi vrasja e një qytetari në fshatin Bibaj nga një zyrtar policor, në një sallë dasmash.
Suspendimi i tij u bë pas rekomandimit nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.
Policia tha se kjo nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes, por me menaxhim “jo të mirë”.
“Pra, është suspenduar në lidhje me keqmenaxhim të ndërrimit. Polici i tij është ai që e ka bërë vrasjen”, thuhet në njoftim.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbrëmë shtiu me pushkë të gjatë drejt viktimës, në kohën kur nuk ishte në detyrë. /Gazeta Enigma