Sveçla: Armatimi i sotëm i gjetur në Zveçan i takon “Gandit”, të dyshuarit për vrasjen e Afrim Bunjakut

Sveçla: Armatimi i sotëm i gjetur në Zveçan i takon “Gandit”, të dyshuarit për vrasjen e Afrim Bunjakut

Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi, raporton Gazeta “Enigma”.

I njëjti dyshohet si personi kryesor për shpërthimin e bombës nga e cila mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Këtë e bëri të ditur  ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar ai.

Related Articles