Sveçla del para Gjykatës, Prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Sveçla del para Gjykatës, Prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak


Para gjykatës ka dalur sot asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, raporton Gazeta Enigma.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, kanë konfirmuar se do të kërkojnë caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

Ai po hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria. / Gazeta Enigma.


Related Articles