Sveçla dhe Mehaj vizitojnë dy pikat kufitare: Ishim në Jarinje e Bërnjak, mbesim të përkushtuar për sundim të rendit dhe ligjit

Sveçla dhe Mehaj vizitojnë dy pikat kufitare: Ishim në Jarinje e Bërnjak, mbesim të përkushtuar për sundim të rendit dhe ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj,  kanë vizituar dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla thotë se njësitë e policisë të Kosovës janë duke u angazhuar në luftimin kundër kontrabandës.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak.
Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve.
Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.

Related Articles