Sveçla e Balla: Duhet t’i zbatojmë marrëveshjet

Sveçla e Balla: Duhet t’i zbatojmë marrëveshjet

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, kanë vizituar pikën e përbashkët kufitare në Morinë.

Ata kanë folur për problemin e pritjes me të cilin ballafaqohen mërgimtarët gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë.

Balla u pyet për anulimin e mbledhjes së të dy Qeverive, për të cilën s’ka dashur të komentojë, duke thënë se ka kohë për të folur për problemet tjera.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka thënë se si ai, edhe Sveçla, duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar kryeministrat e dy vendeve.

“Mërgimtarët atje po presin për ne që ta zgjidhim këtë çështje dhe unë mendoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Sa për çështjet tjera, kemi kohë të flasim dhe ajo që u takon dy ministrave është të zbatojnë marrëveshjet të cilat kryeministrat janë dakorduar”, ka thënë ai.

Për këtë çështje shkurtimisht ka folur edhe Sveçla, i cili ka thënë se ka opinion, mirëpo do ta adresojë në një rast tjetër.

“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”, është shprehur ai.

Related Articles