Ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci, do të raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Ky raportim vjen si pasojë e rritjes së rasteve të dhunës nëpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente.
Raportimi pritet të nis në ora 10:00./Gazeta Enigma/