Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publikë

Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë për Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.

Ai, gjithashtu falënderoi zyrtarët, specialistët e shërbyesit civil që punuan dhe komentuan këto dy projektligje që sipas tij janë të ndërvarura me njëra – tjetrën.

“Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, shkroi Sveçla.

Kujtojmë se sot në lexim të parë Ligji për Paga mori 68 vota pro, ndërsa Ligji për Zyrtarë Publikë kaloi me 61 vota.

Related Articles