Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot në Mitrovicë në afërsi të Urës së Ibrit, pas incidenteve të mbrëmshme që ndodhën në pjesën veriore.
Nga atje Sveçla ka thënë se situata në veri është e qetë.
“Ka shumë punë në këtë zonë prandaj edhe jam ardh me i koordinu puntë. Situata është e qetë”, tha Sveçla para gazetarëve.
Ministri i Brendshëm shtoi se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhje në veri.
“Kemi kapacitete mi mbajt edhe me i sigurua zgjedhjet. Policia e Kosovës bënë planet e saj dhe në bazë të vlerësimit të saj ne i shtojmë kapacitet aq sa të ketë nevojë”, tha Sveçla.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier i cili tha se është i shqetësuar që nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, Sveçla u shpreh se e vlerësojnë opinionin e tij.
“Ai ka dhënë një opinion ne e vlerësojmë atë, janë institucionet përkatëse që i bëjnë vlerësimet e duhura”, u shpreh ai.
Zgjedhjet në komunat veriore pritet të mbahen me 18 dhjetor.