Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut

Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese, i cili ishte hapur në kohën sa në krye të MPB-së ishte Agim Veliu, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Sveçla ka thënë se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është se argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

“Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, MInistria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove”, tha ai.

Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles