Sveçla: Ish-polici i ndaluar ka organizuar sulm terrorist në veri

Sveçla: Ish-polici i ndaluar ka organizuar sulm terrorist në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të ish-policit në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Sveçla ka thënë se sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, Pantiç dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyret e KKZ-së në veri, si dhe ka sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe policët, shkruan lajmi.net.

“I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka deklaruar ministri i MPB-së në ‘Facebook’.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri”, vijon Sveçla.

“Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”.

Related Articles