Sveçla jep detaje për aksidentin tragjik në Lepenc

Sveçla jep detaje për aksidentin tragjik në Lepenc

Pas aksidentit tragjik, ku një familje kosovare u aksidentua duke përfunduar në lumin Lepenc, ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku edhe dje i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, kanë shkuar në vendin ku është aksidentuar vetura, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla, ka njoftuar se aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

Njoftimi i plotë:

“Sapo jam njoftuar mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, jam nisur tek vendi ngjarjes.

Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, thuhet në shrkimin e tij. /Gazeta Enigma

Related Articles