Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për anulimin e aktiviteteve në kuadër të vizitës në Shqipëri pas vrasjes së tre personave në Gllogjan të Deçanit.
Sveçla një gjë të tillë e ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se ka kërkuar nga organet e rendit angazhim maksimal.
“Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik”, sqaron ministri i Punëve të Brendshme
“Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, ka deklaruar tutje ai./Gazeta Enigma/