Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për një vizitë në Francë, ku edhe ka zhvilluar disa takime, raporton Gazeta “Enigma”.
Sveçla përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se sot është takuar me zyrtarë francezë të institucioneve të sigurisë, ku edhe ka diskutuar për progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tutje Sveçla ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Paris është takuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, Policisë Kombëtare dhe Gjandarmërisë Franceze.
“Gjatë vizitës sime në Paris, takova përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Gjandarmërisë për ta diskutuar progresin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla ka theksuar se gjatë këtyre takimeve ka kërkuar mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Përsërita rëndësinë e mbështetjes së Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të hapur për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Sveçla./Gazeta Enigma/
During my visit in Paris I met with representatives of @Interieur_Gouv @PoliceNationale@Gendarmerie to discuss our progress in fighting organized crime and corruption. I reiterated the importance of France’s support for visa liberalization for Kosovo. Looking fwd to future coop. pic.twitter.com/FzUJDAhxK2— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 12, 2022