Sveçla: Policia nga sot do të shqiptojë masën e qortimit – regjistroni veturat me targat RKS

Sveçla: Policia nga sot do të shqiptojë masën e qortimit – regjistroni veturat me targat RKS

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sot Policia e Kosovës do të fillojë shqiptimin e masës së qortimit ndaj të gjithë pronarëve të automjeteve që qarkullojnë me targat ilegale.

Sipas tij, kjo është në përputhje me vendimin e ri të qeverisë dhe legjislacionin në fuqi. Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të regjistrojnë mjetet e tyre me targat RKS.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë  mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”.

“Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin.  Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”,ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Related Articles