Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i punëve të brendshme ka thënë sot se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës, përmes dronëve.
“Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai në KTV.
Ai ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë.
“Ka ndodhur në disa raste. Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale në bashkëpunim edhe me KFOR por edhe me shërbimet partnere dhe në momentin që kemi më shumë patjetër që do të ndajmë informatat. Tash për tash nuk ka ndonjë gjë për të cilën publiku i Kosovës duhet të brengoset, të gjitha institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës. Por e thash duke dashtë që të pasqyrojë natyrën e veprimit të institucioneve të Serbisë.”, tha ai.