Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar paraditën e sotme pikën kufitare në Bërnjak.
I buzëqeshur dhe i rrethuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, Sveçla ka thënë se gjithë Policët janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim” shkruan Sveçla në njoftim.