Sveçla tregon se kur do të furnizohen me leternjoftime, patent-shofer dhe pasaporta

Sveçla tregon se kur do të furnizohen me leternjoftime, patent-shofer dhe pasaporta
Qytetarët kanë probleme të shumta me të cilat iu duhet të përballen, por të njëjtëve gjatë këtij viti problem iu doli edhe me pajisje të dokumenteve kyçe si: Letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shoferë.

Në të shumtën e rasteve qytetarëve po iu pamundësohet pajisja me dokumente, e gjithnjë me arsyetimin se ka mungesë të materialeve.

Në lidhje me këtë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u deklarua se ndikimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ka ndikuar që furnizimi me materialet e nevojshme të jetë mangu.

Por ai tha se në fund të këtij muaji do të furnizohen me këto dokumente, transmeton lajmi.net.

“Në fund të muajit do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime. E pastaj me pasaporta prej 73 mijë copë”,tha Sveçla.

Tutje ai tha se brenda kontratës ekzistuese kanë bërë kërkesat e nevojshme meqë rast furnitori është arsyetuar me furnizim madhor.

“Në momentin e parë që dokumentet na vinë, ne i procedojmë më tutje. Kurse sa i përket raportit që thatë unë do të kërkojë raport nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe do t’iu njoftoj në ndër kohë”shtoi ai.

Related Articles