Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zjarrit që ka kapluar fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës.
Sveçla tha se MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim si dhe koordinim të kësaj situate.
“Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, kreu i MPB-së ka thënë se kjo ministri është duke koordinuar edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, KFOR-in, Komunën e Pejës dhe banorët lokalë.
“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-I, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim”.
“Qytetarët dhe prona e tyre, deri në këto momente, janë të sigurtë dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”, ka shkruar Sveçla
Postimi i plotë: