Sveçlës nuk iu lejua vizita në Luginë, Kamberi: Qeveria e Serbisë është paranojake

Sveçlës nuk iu lejua vizita në Luginë, Kamberi: Qeveria e Serbisë është paranojake

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj moslejimit të vizitës së ministrit, Xhelal Sveçla në Lugëin e Preshevë.

“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai thotë se “Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike! Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”.

Kamberi shton se “Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës! Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”.

Related Articles