Syla: Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, madje ka averzion ndaj saj

Syla: Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, madje ka averzion ndaj saj

Gazetari Valon Syla ka thënë se Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë në UÇK.

Ai ka thënë se Kurti nuk e do UÇK-në dhe kur është arrestuar nga forcat serbe më 1999 ishte vetëm aktivist.

“Albin Kurti nuk u arrestua nga Serbia si ushtar i UÇK-së, por si aktivist”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kurti nuk ka qenë pjesë e zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë por ishte vetëm asistent i Adem Demacit.

“Kam informata, Albin Kurti ishte asistent i Demaçit. Shikoni, edhe pse e vlerësoj Demacin për rezistencën, nuk kam respekt për pozicionin politik të tij. Kam edhe fakte. I vetmi person që mund ta garantojë këtë është Azem Vllasi”, shtoi ai.

Këto deklarata të tij vijnë pas komenteve të ish-komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi i cili tha se Kurtin e kishte bashkëluftëtar. E Syla edhe përdori sarkazmën me këtë dekalratë.

“Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit”, tha me tallje ai. Tutje Syla tha edhe se Kurti ka aversion ndaj UCK-së.

“Albin Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK-së”, tha ai.

Related Articles