Sylvinho beson se Shqipëria shkon në Botëror: E njohim mirë Poloninë, jemi me meritë këtu

Sylvinho beson se Shqipëria shkon në Botëror: E njohim mirë Poloninë, jemi me meritë këtu

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho ka komentuar shortin e play-offit të Kupës së Botës 2026, ku deklaroi se i njeh të gjithë kundërshtarët.

Shqipëria do të jetë mysafir i Polonisë, pastaj nëse shkon në finale do të udhëtojë për t’u përballur me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së, tekniku brazilian tha se do të përgatiten në maksimum për polakët.

“Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara”.

I pyetur për një finale të mundshme, Sylvinho shtoi se edhe Ukraina e Suedia mbesin kundërshtarë shumë të fortë.

“Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta”, nënvizoi ai.

Related Articles