Ka përfunduar xhiro e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll me tri ndeshje tejet interesante që u zhvilluan sot nga ora 15:00.
Skuadra e Ballkanit arriti fitore të thellë 7 me 2 ndaj Trepçës ’89, duke u rikthyer kështu në kreun e tabelës me 61 pikë.
Në Podujevë, Llapi barazoi 1 me 1 ndaj Dukagjinit, e cila po lufton për ta siguruar pastër mbijetesen, dhe tani ka aq pikë sa Llapi me nga 40-të janë të dyja në pozitat 5 dhe 6.
Kurse pikë të plota siguroi Gjilani, e cila mposhti në fushën me bari sintetik Drenicën me rezultatin minimal 1 me 0. Me këtë fitore, ekipi i Zekirija Ramadanit forcon pozitën e tretë me 46 pikë.
Në anën tjetër, Drenica po ‘fundoset’ dhe tani mbetët veç me 23 pikë në pozitën e fundit.
Tabela pas xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës: