Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë një kërkesë interesante Qeverisë Kurti.
Tekniku llapjan duket se ende po e shijon trofeun e Kupës së Kosovës në futboll të fituar këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar edhe trofe të tjerë me klubin “bardhekaltër”.
Batatina i cili njihet për deklaratat e tij të veçanta, e ka bërë një kërkesë për Qeverinë Kurti e cila lidhet me autostradën për Podujevë.
“E kanë mësuar rrugën Kupat për Llap. Por e kam një kërkesë tek Qeveria Kurti të mos e vonoj fillimin e autostradës nga Lebana deri në Podujevë se po vonohemi të arrijmë më shpejt të festojmë me “Legjendat”. Koha për kupën e madhe po vjen dhe duhet të përgatitur”, ka shkruar Batatina në rrjetin social.