Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme ka adresuar kritikuar ekzekutivin dhe partinë në pushtet, LVV-në, se janë duke e keqpërdorur buxhetin, raporton Gazeta “Enigma”.
“Ju jeni ata qe keni keqpërdor buxhetin. Ju nuk jeni tu e dit çka doni me bo. Edhe sot e kësaj dite mënyra qysh jeni duke udhëhequr vendin shihet shumë qartë”, tha Tahiri.
Tutje ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka bërë hargjime enorme.
“Vjedhje më të madhe në sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie, nuk kemi parë. Qeveria e Vetëvendosjes ka blerë maska 500% ma shtrenjtë. Ju jeni ata që keni keqpërdor në kohën më të rëndë, në kohën kur njerëzit vdisnin nga pandemia. Ju jeni ata që keni keqpërdorur buxhetin, stafi i ministrit të shëndetësisë aktual bashkë me ministrin që kanë bërë keqpërdorime marramendëse në kohë pandemie”, theksoi tutje ai.
Pavarësisht debatit, Kuvendi nuk po arrin të votoj pikat në rend dite./Gazeta Enigma.