Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se për dështimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dëshmohet pa përgjegjësia e mazhorancës.
“Ashtu siç jeni prezent edhe ju kjo është mbledhja e dytë që dështon në mungesë të kuorumit dhe kjo tregon që po udhëhiqet nga një mazhorancë e pa përgjegjshme. Ka një mosvullnet në udhëheqjen e institucioneve të Kosovës. Mazhoranca është e papërgjegjshme, pavarësisht që qytetarët i kanë besuar mbi 50%, dhe mazhoranca janë ata njerëz që i kanë zënë zyret qeveritare e nuk e dimë se për çfarë janë”, tha ai.