Tahiri: Do t’i drejtohemi edhe Kushtetueses për shtrenjtimin e energjisë (VIDEO)

Tahiri: Do t’i drejtohemi edhe Kushtetueses për shtrenjtimin e energjisë (VIDEO)

Partitë parlamentare opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Këtë kërkesë e ka dorëzuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se kërkesa e tyre është që seanca të mbahet sot në ora 10:50.

“Si parti kemi dorëzuar 40 nënshkrime nga PDK, LDK dhe AAK kemi kërkuar seancë në ora 10:50. Ne i kemi dorëzua 40 nënshkrime dhe kemi protokolluar kërkesën dhe tani është në dorë të kuvendit. Për ne është diçka që duhet të ndodhë në kuvend dhe pastaj në kushtetuese. E para është kuvendi. Ky është një vendim diskriminues dhe nëse nuk ka reflektim do të shkojmë në gjykatë kushtetuese”, ka thënë Tahiri./Gazeta Enigma/

Related Articles