Pas Gjermanisë, fillon procedura për njohje të patentë shoferëve të Kosovës në Kanada dhe Turqi

Pas Gjermanisë, fillon procedura për njohje të patentë shoferëve të Kosovës në Kanada dhe Turqi

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka njoftuar se kanë nisur procedurat për njohje të patentë shoferëve në Kanada dhe Turqi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar një projekt marrëveshje, derisa ka thënë se me këto marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hynë në provime plotësuese apo teste

“Pas një angazhimi të gjatë, e që pres të përmbyllet suksesshëm këtë javë, për njohjen reciproke të patent shoferëve nga Gjermania, kam nderin që para jush të prezantojë nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Qeverisë së Kanadasë,  për njohje reciproke të patent shoferëve”, tha Sveçla.

Kjo nismë për marrëveshje është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Vlen të theksohet se ditë më parë është bërë e ditur se edhe në Gjermani njohja e patentë shoferëve mund të jetësohet shpejti.

Kështu ka njoftuar gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, i cili ka thënë se njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani, është futur në rend dite për seancën e Bundestratit  /Gazeta Enigma/.

Related Articles