Tahiri: Gjysma e vendit ndodhet nën ujë, Qeveria sillet me shpërfillje të papranueshme

Tahiri: Gjysma e vendit ndodhet nën ujë, Qeveria sillet me shpërfillje të papranueshme

Deputeti i konfirmuar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se kur gjysma e vendit ndodhet nën ujë, “qeveria në detyrë sillet me shpërfillje të papranueshme. Rehatia e rezultatit elektoral ka marrë përparësi ndaj jetës, pronës dhe dinjitetit të njerëzve”.

“Në vend të reagimit të menjëhershëm dhe ngritjes së një task-force kombëtare me institucione qendrore, lokale dhe kapacitete teknike private, po përsëritet skenari i njohur: pritje, vonesa dhe reagim vetëm pasi dëmi bëhet i pakthyeshëm”, shkroi Tahiri.

Ai tha se “qytetarët janë lënë vetëm, ndërsa njerëzit përballen vetë me vërshimet”.

Shkrimi i plotë i Tahirit:

Për pesë vite me radhë, kjo qeveri ka vepruar sikur vendi të mos ketë kriza. Çdo alarm është relativizuar, çdo përgjegjësi është shtyrë. Qytetari është parë vetëm si numër votash, jo si hall real.

Sot kjo qasje po shfaqet hapur.

Kur gjysma e vendit ndodhet nën ujë, qeveria në detyrë sillet me shpërfillje të papranueshme. Rehatia e rezultatit elektoral ka marrë përparësi ndaj jetës, pronës dhe dinjitetit të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, një prej bizneseve më të mëdha të vendit në Gjakovë digjet dhe nuk ka asnjë reagim institucional. As prani, as përgjegjësi, as fjalë. Propaganda ju ka verbuar, e keni kthyer në mllef ndaj njerëzve të këtij vendi.

Në vend të reagimit të menjëhershëm dhe ngritjes së një task-force kombëtare me institucione qendrore, lokale dhe kapacitete teknike private, po përsëritet skenari i njohur: pritje, vonesa dhe reagim vetëm pasi dëmi bëhet i pakthyeshëm.

Kjo është një fatkeqësi natyrore, por edhe një dështim institucional. Mungesa e koordinimit dhe reagimi i vonuar janë përgjegjësi direkte e shtetit.

Qytetarët janë lënë vetëm. Komunat shihen me ngjyra elektorale, ndërsa njerëzit përballen vetë me vërshimet.

Me uljen e temperaturave dhe qindra familje të pastreha, kërkohet emergjencë kombëtare dhe veprim i menjëhershëm.

Mos flini më.

Zgjedhjet kanë përfunduar.

Është koha të veproni.

Related Articles