Tahiri i PDK-së – Kurtit: Mos u zgërdhi

Tahiri i PDK-së – Kurtit: Mos u zgërdhi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot gjatë seancës së Kuvendit në një moment i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos zgërdhihet, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mos u zgërdhi kryeministër, pasi çështja është shumë më serioze. Ju ke kërkuar qytetarëve të bashkëqeverisin, ata të kanë refuzuar”, tha Tahiri.

Një gjë të tillë, Kurti sa ishte deputet ia pat kërkuar ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Tahiri përpos kësaj adresoi kritika të shumta kundrejt qeverisjes aktuale./Gazeta Enigma.

Related Articles