Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit sërish në mungesë kuorumi nuk ka arritur që të vendos për ditën se kur do të mbahet seanca e radhës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare teksa tha se pozita nuk duhet të fajsoj opozitën.
“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum. Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë. Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë – fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë”, tha ai. /Gazeta Enigma.