Sërish s’ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë, Konjufca cakton seancën e radhës

Sërish s’ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë, Konjufca cakton seancën e radhës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte paraparë të mbahet këtë të hënë nga ora 11:00 sërish nuk pati kuorum, raporton Gazeta “Enigma”.

Përpos Listës serbe kësaj radhe edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, kryeparlamentari Glauk Konjufca sërish caktoi seancën plenare të radhës që do të mbahet ditën e enjte duke filluar nga 10:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty. Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.

“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës” tha Kusari-Lila. / Gazeta Enigma.

Related Articles