Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar falje për të sharën që bëri në seancën e sotme të Kuvendit.
Para deputetëve, Tahiri tha se “Kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shprehi në rrethana të tjera, por jo duke sharë”.
“Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”, deklaroi ai.
Ndryshe, sot në seancë Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.
E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.