Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë

Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur rreth vendosjes së masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo ka vlerësuar se në këtë mënyrë Kushtetuesja i ra shuplakë Albin Kurtit dhe të gjithë deputetëve.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kushtetuesja ua ndali punën.

“Kosova i ra shuplake Kurtit e gjithe deputeteve tjere – Gjykata Kushtetuese foli – ua ndali punen- Kosova dine ta marre veten sese ka lindur nga gjaku i shqiptareve..”, ka shkruar ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles