Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur para seancës së sotme teksa ka fajësuar LVV-në për bllokadën aktuale, raporton Gazeta Enigma.
I pyetur për zgjedhjet e reja parlamentare, ai tha se “s’ka dyshim që humbësi më i madh ka me qenë Lëvizja Vetëvendosje”.
Tahiri tha se ata”tashmë këta nuk kanë partnerë”, dhe se LVV-ja “është partia që e ka rënien më të madhe”, sipas sondazheve të fundit.
“Në anën tjetër, nuk janë njerëz të cilët bashkëpunojnë në të mirën e qytetarëve, të interesave të tyre”, tha ai.