Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri gjatë seancës së Kuvendit kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, tha se ka qenë e panevojshme dhe ata e kanë parë si tallje me deputetët e opozitës.
Tahiri tregoi edhe arsyen se pse nuk mori pjesë në seancë, duke thënë se kjo ka qenë e panevojshme.
“Seanca ka qenë e panevojshme dhe unë e kam pa më shumë si tallje me deputetët e opozitës. Pikërisht sa i përket kësaj tallje, nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e një seancë të tillë”, tha Tahiri.
Ndryshe, referendumi i Serbisë është mbajtur dje, derisa në veri të Kosovës ka pasur edhe për protesta dhe pjestarë të Policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta monitoruar situatën. /Gazeta Enigma/.