Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka tërhequr vërejtjen se miqtë ndërkombëtarë të Kosovës kanë shtuar thirrjet që Kosova të përgatitet për vendime të vështira.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë vetën e të sillet me përgjegjësi ndaj thirrjeve të tilla.
Sipas Tahirit, janë këto thirrje tejet serioze, të cilat nuk mund të anashkalohen.
Postimi i plotë:
Jane duke u shtuar thirrjet nga miqte tane nderkombetar qe Kosova te pergatitet per vendime te veshtira, kjo u pa edhe ne takimin e Prages te Komunitetit Politik Evropian. Qeveria e Kosoves duhet ta marre veten, te sillet me pergjegjesi shteterore ndaj thirrjeve te tilla serioze, qe nuk mund te anashkalohen!