Tahiri: Prej se e kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën

Tahiri: Prej se e kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri edhe sot ka adresuar kritika kundrejt ezekutivit aktual, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike.

Sipas saj qeveria aktuale është fajtore që Kosovën s’e ka njohur asnjë shtet vitet e fundit.

“Kreu i shtetit bëri fushatë politike në Amerikë dhe jo fushatë diplomatike- nuk solli asnjë njohje- prej se kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën!”, ka shkruar Tahiri. / Gazeta Enigma.

Related Articles