Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës në Kuvend i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli me rastin e vdekjes së Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadriut, raporton Gazeta Enigma.
Tahiri tha se fatkeqësisht sot kur ndërroi jetë Fazli Veseli, ai nuk e pati afër djalin e tij të vogël Kadriun, sepse ai po përballet edhe njëherë në betejën e tij në Hagë.
Sot dua t’i shprehi ngushëllime familjes Veseli dhe Kryetarit për humbjen e prindit”, tha Tahiri.