Tajlanda heq vizat për qytetarët e Kosovës

Tajlanda heq vizat për qytetarët e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se “kjo reflekton përkushtimin institucional për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare të Kosovës”.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, ka shkruar Gërvalla. 

Related Articles