Takimi i Policisë me AGK-në -Begolli: Gazetarët kanë ndihmuar në parandalimin e aksidenteve

Takimi i Policisë me AGK-në -Begolli: Gazetarët kanë ndihmuar në parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se ishte një diskutim i frytshëm bashkë me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku fokusi kryesor ishte siguria në trafik dhe rëndësia e publikimit të lajmeve.

“Po ishte një takim i mirë bashkë me Asociacionin dhe përfaqësuesit e medieve, ku fokusi kryesor ishte siguria në vend, dhe bashkëbisedimi ishte në kuadër edhe të rasteve të shumta të aksidenteve”, tha ai.

Në anën tjetër kryetarja e AKG-së, Gentiana Begolli, tha se gazetarët në përgjithësi janë bashkëpunues dhe i dalin në ndihmë policisë në parandalimin e shumë aksidenteve por edhe në përgjithësi në punën e policisë, ku gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm.

“Gatishmëria e gazetarëve ka dëshmuar që ata nuk kanë kursyer të jenë në vijën e parë të frontit, dhe ia konfirmuam drejtorit që edhe gazetarët kanë raportuar dhe kanë ndikuar apo kontribuar në avancimin e qytetarisë aktive, dhe që realisht të paraqesin faktet si dhe dëshmitë, por edhe të jenë ndihmues në parandalimin e aksidenteve”, tha Begolli.

Related Articles