Takimi Kosovë – Serbi në fillim të shtatorit

Takimi Kosovë – Serbi në fillim të shtatorit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh. Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Për takimet në Bruksel me palën serbe ka folur edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se në Bruksel kanë pasur fillimisht takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE.

Bislimi në një postim javë më parë në Facebook ka shkruar se në këtë takim mes tjerash kanë identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja.

Ai ka thënë se e vetmja çështje ku qëndrimi i tyre dhe i BE-së nuk ka qenë i njëjtë, kishte të bënte me tabelat KS.

Takimet e fundit Kosovë – Serbi u mbajtën në fillim të muajit korrik.

Related Articles