Takimi në Davos, Rama: Bashkimi Evropian të rrisë fondet në Ballkanin Perëndimor

Takimi në Davos, Rama: Bashkimi Evropian të rrisë fondet në Ballkanin Perëndimor



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në bashkëbisedimin “Zgjerimi i horizonteve të Evropës”.

Rama u shpreh se BE duhet të rrisë fondet për të gjitha vendet, duke shtuar se nuk pretendon që të marrë njësoj si vendet anëtare.

“Ndërkohë që, po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front, përfshirë Serbinë, kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, kur vjen fjala për të dënuar pushtimin. Pra, në një front në Kombet e Bashkuara.

Kur vjen fjala tek sanksionet po, mund të jetë e bëshme për këdo.

Por, na duhet të kuptojmë diçka; po, sanksionet janë mirë por ndërkohë, shtetet e Bashkimit Europian kanë fonde rimëkëmbjeje, kanë fonde për novacionin, kanë fonde për mrekullira nga BE, përpos të ardhurave e tyre.

Ne nuk kemi, asnjë nga ne në rajon nuk ka.

Nëse Bashkimi Europian do të na bëjë pak më tepër pjesë, se nuk pretendoj që të marr aq fonde sa marrin fqinjët tanë që nuk janë në Ballkan sepse janë, e dini, kjo është diçka që duhet, diçka duhet ta marrim, është diçka që të gjitha këto vende duhet ta marrin, duhet ta marrë Maqedonia e Veriut – flasim për Serbinë sepse është më trendi – por Maqedonia e Veriut është shumë e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të krijojë probleme”, u shpreh Rama.

Related Articles