Takimi Ulutash – Orav: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën

Takimi Ulutash – Orav: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën

Komandati i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Sipas njoftimit të lashuar thuhet se ata diskuatuan dhe shëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit.

Komandanti Ulutash përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles