Klubi kroat Hajduk Spliti ka arritur marrëveshje me Llapin për transferimin e lojtarit Elvir Gashijanit.
Siç raporton drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Gashijani do të udhëtojë këtë fundjavë në Kroaci për të finalizuar marrëveshjen.
Sadiku ka thënë se Llapi do të përfitojë rreth 200 mijë euro nga ky transferim, teksa shtoi se klubi llapian do të ketë edhe një përqindje në kartonin e 17-vjeçarit.
Përndryshe, Hajduku i Splitit është lider në Superligën e Kroacisë, me 41 pikë të grumbulluara pas 19 xhirove.