Talenti nga Kamenica realizoi gol të hatashëm, ‘bombardoi’ portën nga 30 metra

Talenti nga Kamenica realizoi gol të hatashëm, ‘bombardoi’ portën nga 30 metra

Dita e ditës nga futbolli kosovar, shumë futbollistë të rinjë po e dëshmojnë kualitetin e tyre në klubet e Kosovës, por edhe te ato ndërkombëtare, duke treguar se Kombëtaren e Kosovës po e pret një e ardhme e ndritur.

Përmirësimi i infrastrukturës ka bërë që futbollistët e rinj të zhvillohen më shumë dhe të kenë hapësira më shumë për ta treguar vetën.

Talenti nga fshati Hogosht nga Komuna e Kamenicës, Albonit Xhaqkaj i cili luan për shkollën e futbollit GS Gjilani U17, gjatë sezonit pranveror ka bërë paraqitje fantastike, duke luajtur rol kyç në skuadrën e tij në mesfushë.

17-vjeçari luan si mesfushorë i krahut dhe mesfushorë qëndror, ai ka shënuar një supergol nga 30 metra në play-off, ndaj Fushë Kosovës.

Xhaqkaj njihet për goditjet e tij të forta jashtë zonës, topat e gjatë dhe ndërprerjen e aksioneve.

Më poshtë mund ta shikoni golin e tij të shënuar ndaj Fushë Kosovës:

Related Articles