Sulmuesi i talentuar, Elton Krasniqi, është transferuar edhe zyrtarisht te skuadra e Stuttgartit në Gjermani, është bërë e ditur të enjten nga sajti i ekipit të njohur gjerman.
“Në sezonin e ardhshëm, Elton Krasniqi do të jetë në kërkim të shënimit të golave për Stuttgartin U19. 17-vjeçari më herët ka luajtur për Hannoverin. Në edicionin e fundit sulmuesi i krahut ka shënuar tetë gola në njëmbëdhjetë paraqitje në B-Junior Bundesliga, ndërsa është paraqitur edhe në nëntë ndeshje në A-Junior Bundesliga. Elton Krasniqi ka edhe gjashtë paraqitje dhe dy gola të shënuar për Kosovën U17”, thuhet në njoftimin e Stuttgartit.
“Krasniqi është sulmues i talentuar që e ka marrë vëmendjen tonë. Ai e ka instinktin për gol, ka gjuajtje të saktë, lëvizë me inteligjencë në hapësira, ka shpejtësi. Jemi të bindur se ai do të zhvillohet hap pas hapi në programin tonë stërvitor dhe do të kënaqemi me të në të ardhmen”, ka thënë drejtori i akademisë së Stuttgartit, Thomas Krucken./GAZETA ENIGMA/