“Tani që Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën, të njëjtën duhet ta bëj edhe Greqia”

“Tani që Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën, të njëjtën duhet ta bëj edhe Greqia”

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës duke përfituar nga momenti i krijuar nga marrëveshja e së hënës së kaluar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi në një intervistë me gazetën greke “Kathimerini”, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene.

Besnik Bislimi ishte dje në Athinë për kontakte me zyrtarë grekë, mes tyre edhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendi.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë”, u shpreh ai.

Related Articles