Targat “KM” në veri qarkullojnë lirshëm

Targat “KM” në veri qarkullojnë lirshëm

Në Mitrovicën e Veriut, pak pasi hyri në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës për qortim, serbët e asaj ane duket se nuk deshën të dëgjojnë për të.

Banorët rezident, nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësinë me këto zhvillime. Situatë e ngjashme me trafik e qëndrime qe edhe në Zveçan, ku dekreti vlente po ashtu.

Policia u pa por jo duke shpërndarë qortime në Sllatinë të Leposaviqit. Derisa qytetarët shprehnin kundërshtimet që kishin me zhvillimet së fundi.

Ndryshe nga qytetet, në pikën kufitare në Jarinjë, autoritetet nuk lëshonin pe. Madje as autoambulanca nuk u kursye nga qortimi

Nga ata që merrnin këtë dokument kishte të tillë që nuk dëshironin konflikte të reja. Gjendja po monitorohej në vazhdimësi ekipe të Eulex-it e karabinierëve italian.

E sipas burimeve të televizionit vetëm në atë pikë kufitare deri pasdite janë shqiptuar 40 qortime.

VIDEO:

Related Articles