Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, , Karoline Leavitt, ka dhënë një konferencë të shpejtë 40 minutëshe.
BBC ka transmetuar se çfarë ka deklaruar ajo.
Për Kinën: Leavitt konfirmoi se tarifat 104% do të fillojnë në orën 00:01, të mërkurën, pasi Kina refuzoi të tërheqë tarifat e saj hakmarrëse kundër Amerikës. Ajo shtoi se Trump beson se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje.
Për negociatat: pothuajse 70 vende kanë arritur të negociojnë tarifat, u tha ajo gazetarëve. Leavitt tha se çdo marrëveshje do të përqendrohet nëse ato janë të mira për punëtorin amerikan. Ata do të kenë një qasje “të përshtatur” për çdo vend.
Për vonesat: nuk do të ketë vonesa, apo zgjatje, ndaj tarifave, tha Leavitt. Pak para konferencës së saj ajo foli me Trump, dhe ai tha se pret që tarifat të hyjnë në fuqi nga 9 prilli.
Për Musk dhe Navarro: Leavitt u pyet për përplasjen publike midis këshilltarit të tregtisë Pete Navarro dhe Elon Musk. Ajo tha se “djemtë do të jenë djem” dhe se kjo tregon se Trump është i gatshëm të dëgjojë nga këndvështrime të ndryshme.